Pavarësisht viteve, Rezarta Shkurta ka treguar se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën.
Gjatë një mini-interviste me ndjekësit është shprehur se vlerëson tek partneri sjelljen e tij, teksa shprehet se është “njeriu më i veçantë që ka njohur dhe e bën vazhdimisht ta dojë si në ditën e parë”.
Ndërsa një tjetër e komplimentoi për bashkëshortin duke shkruar: “Je super femër, por atë burrin e ke … nuk e di domethënë ta pish në kupë.”
Rezarta Shkurta “shfaqi” shenja xhelozie, teksa iu kthye: “Ti fus një bllok kësaj”, dhe e shoqëroi me një emoji duke qeshur. /albeu.com/
View this post on Instagram