Operacion anti-drogë në Itali, mes 9 të arrestuarve dhe 2 shqiptarë

Një operacion aniti-drogë është zhvilluar në Itali nga karabinierët e Cles, dhe në pranga kanë rënë katër marokenë, tre italianë dhe dy shqiptarë.

Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Trentos, vijojnë pas operacionit “Illyria”, të kryer në shkurt të vitit 2011, i cili kishte çuar në arrestimin e 12 personave dhe denoncimin e 16 të tjerëve. Sipas asaj që u konstatua nga karabinierët, lënda narkotike ka mbërritur në luginat Non dhe Sole nga provincat e Brescias dhe Milanos dhe më pas ka kaluar në rrugë, pranë lokaleve dhe pranë dy shkollave të mesme në Cles. Qarkullimi, sipas përllogaritjeve të hetuesve, ishte rreth 20-30 mijë euro në muaj.

Gjatë operacionit të kryer nga rreth 70 karabinierë me njësinë e qenve të antidrogës, u sekuestruan pak më shumë se 5 kg kokainë, hashash, heroinë dhe marihuanë, si dhe 16,000 euro cash./albeu.com


Shtuar 5.01.2023 08:09