VIDEO/ Inter “gjunjëzon” Napolin në “San Siro”, Dzeko ndal hovin e napoletanëve

Ka përfunduar me rezultatin 1 me 0, përballja e luftuar mes Interit dhe Napolit, e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, me djemtë e Inzaghit që i dhanë fund rrugëtimit të gjatë pa humbje të napoletanëve.

“Zikaltrit” u hodhën menjëherë në sulm, por Lukaku e Di Marco nuk ditën të finalizonin siç duhet rastet përpara portës së Meret, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0 me 0.

Me fillimin e pjesës së dytë, situata mbeti po e njejtë, deri sa në minutën e 56’, Edin Dzeko çoi “peshë” stadiumin “San Siro”, ku pas një krosimi fantastik nga Di Marco, boshnjaku gjeti rrugën e rrjetës përballë një portieri fantastik si Meret. Edhe pse përpjekjet e napolitanëve ishin te shumta, një super Onana ishte i pakalueshëm ditën e sotme, duke e mbyllur kështu ndeshjen me rezultatin 1 me 0.

Me këtë fitore Inter ngjitet në vendin e 4-t, të renditje me 33 pikë, ndërsa Napoli vazhdon e pashqetësuar në vendin e parë të renditjes, me plot 41 pikë. /albeu.com

SHIKONI GOLIN 


Shtuar 4.01.2023 22:46