Karriera e Eden Hazard, jo shumë kohë më parë një prej futbollistëve më të mirë në botë, pësoi një rënie vit pas viti.
Pasi dështoi plotësisht që në ditën e parë të ardhjes së tij në Real Madrid, belgu tashmë është në derën e daljes nga klubi, më saktë duke shkuar te Fenerbahçe në formë huazimi.
Mediat turke po bëjnë bujë se Hazard ka pranuar që pjesën e dytë të sezonit ta kalojë në Stamboll, ku mori dhe ofertën e vetme. /G.D albeu.com/