Përplasen dy helikopterë në Australi, humbin jetën 4 persona, plagosen 13 të tjerë

Kanë persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve në Australi. Përplasja ka ndodhur rreth orës 14:00 pranë brezit të njohur turistik të Main Beach në Gold Coast, në jug të Brisbane.

“Këta dy avionë, kur u përplasën, u rrëzuan në bregun e rërës, pikërisht jashtë Sea World Resort”, u tha gazetarëve inspektori i policisë së Queensland, Gary Worrell, një oficer rajonal i detyrës për rajonin juglindor.

Ai shtoi se kishte qenë e vështirë për shërbimet e urgjencës të hynin në bregun e rërës, që ndodhet jo shumë larg bregut. Kryekomisioneri i Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB), tha në një deklaratë ska nisur një hetim për aksidentin.

Hetuesit nga zyrat e ATSB në Brisbane dhe Canberra do të vendosen në vendngjarje për të mbledhur prova, për të ekzaminuar rrënojat dhe për të hartuar vendin, si dhe për të intervistuar dëshmitarët dhe palët e përfshira, shtoi Mitchell. Ai u kërkoi njerëzve që ishin dëshmitarë të përplasjes ose që panë helikopterët në fluturim të kontaktojnë hetuesit, shkruan CNN. 

Në një deklaratë të postuar në Twitter, kryeministrja e Queensland, Annastacia Palaszczuk shprehu “ngushëllimet e saj më të thella” për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit.

“Ajo që ka ndodhur sot në Bregun e Artë është një tragjedi e paimagjinueshme,” tha ajo.

Policia thotë se Sea World Drive është mbyllur për trafikun dhe u bëri thirrje shoferëve dhe këmbësorëve që të shmangin zonën. Sea World Drive është pika kryesore e hyrjes për parkun detar që është i njohur për turistët në zemër të Gold Coast.


Shtuar 2.01.2023 11:41