Skenë e pabesueshme në Angli: Asistenti dhe arbitri nuk panë 5 metra jashtë loje

Një video e ndeshjes së sotme mes Morecambe dhe Burton për kategorinë e tretë të Anglisë ka bërë xhiron e internetit.

Në mënyrë të veçantë, në minutën e 83-të të ndeshjes dhe me rezultatin 4-0 në favor të vendasve, asistenti nuk ka parë një offside të dukshme prej rreth 5 metrash.

Siç mund ta shihni në videon më poshtë, sulmuesi i Morecambe është disa metra përpara mbrojtësve të mysafirëve, megjithatë arbitri dhe ndihmësi vijuan ndeshjen.

20-vjeçari Caleb Watts nuk e pa flamurin që e ndalonte, përkundrazi doli i vetëm në fushë të hapur duke realizuar për 5-0, që ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes. /G.D albeu.com/


Shtuar 2.01.2023 11:01