Spekulimet se Vladimir Putin është sëmurë janë shtuar edhe më shumë ditën e sotme, në videomesazhin e tij natën e ndërrimit të viteve. Sipas videos që po shpërndahet në rrjetin social Twitter, pjesë e shkurtër e fjalimit të tij – Putini shihet derisa kollitet shpesh derisa tentonte të fliste, kollitja po ia pamundësonte atij të shprehte fjalët.
Një faqe si duket ukrainase shpërndau videon derisa ngriti çështjen se sa i sëmurë është presidenti rus, derisa thekson se shëndeti i tij ka qenë subjekt i një spekulimi të gjerë. Por kollitja e çuditshme sipas faqes sugjeron se ai nuk është mirë me shëndet.
Videoja gjithashtu u shpërnda nga gazetari i BBC-s, Francis Scarr.