Mbrëmjen e sotme një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lushje.
Burimet bëjnë me dije se ky shpërthim ka ndodhur për herë të dytë dhe bëhet fjalë për shtëpinë e shtetasit Altin Lamçe.
Në momentin e shpërthimit në banesë ishin 5 pjestarët e familjes, mirëpo për fat të mirë nuk janë lënduar.
Hera e parë ka qenë vetëm 2 muaj më parë, në 1 nëntor 2022, ku iu vu tritoli në oborr ku pati dëmtime makina e parkuar dhe u thyen xhamat e shtëpisë.
Nuk dihet nëse nga shpërthimi ka pasur të lënduar apo dëme materiale./albeu.com