Teksa lufta, ngadalë po i afrohet vitit, ende nuk ka pasur bisedime të qarta paqeje mes dy shteteve të përfshira, Ukraina dhe Rusisë edhe pse në nisje të saj ka pasur disa takime të cilat nuk sollën rezultat.
Së fundmi Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë për Associated Press se vendi tij po synon të mbajë bisedime paqeje deri në shkurt.
Ai shtoi se këto bisedime ka të ngjarë të zhvillohen në Kombet e Bashkuara me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres si një ndërmjetës të mundshëm./albeu.com