Ish-agjenti i operacionales Jeton Lami nuk ka pranuar të flasë në lidhje me lëvizjet e fundit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj para zhdukjes me datë 9 Gusht të këtij viti.
Balkan Web raporton se ai ka refuzuar të japë shpjegime para hetuesve, edhe pse mund të konsiderohet si personi i fundit që e ka parë Martinajn para se të zhdukej, pasi e transportonte me automjetin e tij.
Në këto kushte, prokuroria e Kurbinit ka vendosur të shtyjë edhe për tre muaj afatin e hetimit për Lamin.
Nga ana tjetër prej mëngjesit të sotëm policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Martinajt në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit.