FNSH “rrethon” Elbasanin, kontrolle për persona të shpallur në kërkim

Edhe mbrëmjen e kësaj fundjave Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë filluar kontrolle në disa lagje në qytetin e Elbasanit.

Raportohet se seksioni i FNSH ka për qëllim kapjen e personave me precedentë penalë dhe disa persona të shpallur në kërkim prej kohësh, pasi pothuajse të aksionet e zhvilluara gjatë këtij viti kanë dështuara.

Aktualisht nuk ka detaje konkrete për ndonjë person të arrestuar.

Kujtojmë se policia ka kryer një operacion blic për kapjen e personave me precedentë penale dhe ata të shpallur në kërkim më 20 dhjetor, por ka dalë “duar bosh”, pasi nuk ka gjetur asnjë të dyshuar./albeu.com


Shtuar 25.12.2022 20:17

Tags: ,