Debati në Kuvend, Gazment Bardhi shkon drejt Ramës, Felaj: Je i përjashtuar

Pasditen e sotme një debat i ashpër ka ndodhur mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, debat i cili ka agravur duke shkuar edhe në fyerje.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare pas debatit me kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu edhe një pjesë e deputetëve demokratë kanë lënë gjithashtu sallën, ndërkohë që seanca është ndërprerë.

Largimi i Bardhit u pasua me thirrjet e Ramës duke e cilësuar atë disa herë si një “palaço cirku”.

Sakaq, teksa debati mes palëve vijonte regjia e kuvendit ka censuruar zërin në sallë gjatë kohës që Rama debatonte me deputetët e Partisë Demokratike dhe më pas është bërë ndërprerja e transmetimit të seancës./albeu.com


Shtuar 22.12.2022 16:55