Policia e Vlorës i ka vënë prangat ish-kryebashkiakut të Himarës Vasil Bollano, duke ngritur ndaj tij akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Bollano ka aksidentuar ditën e mërkurë, duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Orikum-Llogara, shtetasin Elio Hamiti, 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Njoftimi nga Policia Vlorë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.
Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.