E FUNDIT/ 2 420 të vdekur deri tani nga COVID-19, kaq raste e viktima u shënuan sot

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2956 testime, 1020 të shëruar, 50 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Maj 2021)
Raste të reja ditore 50
Të shëruar në 24 orë 1,020
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,956

Testime totale 663,228
Raste pozitive 131,803
Raste të shëruara 119,061
Raste Aktive 10,322
Humbje jete 2,420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8545
Shkodër 301
Fier 246
Korçë 215
Gjirokastër 228
Durrës 158
Vlorë 178
Elbasan 132
Lezhë 102
Berat 91
Dibër 70
Kukës 56


Shtuar 11.05.2021 16:24