Ajo është e njohur si një vajzë me shumë ëndrra, talent, por edhe për shpirtin rebel ndaj çdo kafazi apo kornize.
Bëhet fjalë për Sara Kapon, vajzën e vetme të aktores së njohur Ema Andrea, e cila është një nga konkurrentet në festivalin e fundvitit në RTSH.
Sarës i pëlqen të bëj shumë gjëra si artiste, ajo ka provuar aktrim, por kënga duket se është një tjetër dëshirë e madhe.
Me tekst dhe muzikë të krijuar nga vet ajo, kënga me të cilën Sara konkuron në Fest 61 titullohet “Para teje”.
Pas performancës në naten e parë të Fest 61, nuk mund të mungonte as urimi i nënës së saj, e cila krenarinë për të bijën e ka ndarë me miqtë e saj: ” Ajo ëndrrën e ngriti vet,e rriti dhe e shijoi alla grande. Ka besuar çdo ditë e nuk e la me fjetë. Ia dole Sara Kapo. Mbrëmë kam qenë e vogla jote e ti ylli im”, shkruan aktorja e njohur.