Abuzimi me postin shtetëror por edhe me të gjithë asetet që disponojnë këto institucione është bërë tashmë traditë nga zyrtarët e lartë shqiptarë.
Emisioni “Piranjat” ka denoncuar një ngjarje skandaloze, ku shihet si si Drejtoresha e i një institucioni në Shqipëri siç është “Illyriaguard” e cila e përdor mjetin i cili paguhet me taksat e shqiptarëve për punë personale.
Mesa duket drejtoresha në këtë periudhë “krize’ kërkon të kursejë sa më shumë nga paratë e veta, pasi çmimi i karburanteve është në qiell, por se ka aspak problem të abuzojë me taksat e shqiptare.
Por denoncimi bëhet edhe rëndë kur bëhet fjalë për një tjetër skandal të këtij lloji. Një makinë e regjistruar në emër të institucionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, përdoret për çështje personale nga nëna e saj Natasha Xhaçka.
Siç shihet edhe nga vëzhgimi i bërë nga “Piranjat” Toyota me targa AA096PL, i regjistruar si mjet i institucionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përdoret çdo ditë për lëvizur nëpër rrugët e Tiranës nga mamaja e ministres Xhaçka, Natasha Xhaçka.
Itinerari i mjetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është nga një rezidencë banimi drejt e në ish-bllok ku ndodhen dhe zyrat noteriale të zonjës Natasha Xhaçka.
Nga na tjetër Ministrja Xhaçka nuk është hera e parë që denoncohet dhe akuzohet për përdorim të mjeteve shtetërore për interesa personale.
Kujtojmë që gjatë vitit 2020-t kohë kur ministrja Xhaçka ishte Ministre e Mbrojtjes, përdori helikopterin e ushtrisë për të shkuar dhe për të bërë fushatë elektorale në Dibër.
Tashmë i mbetet në dorë të ministres Xhaçka të sqarojë opinionin publik se përse mamaja e saj lëviz me një mjet zyrtar në një kohë kur nuk e ka një funksion të tillë.