E kishte zënë gjumi në kazan, kamioni i plehrave shtyp për vdekje 13-vjeçarin

Një djalë 13-vjeçar në Australi u shtyp për vdekje nga një kamion mbeturinash pasi e kishte zënë gjumi në një kazan në Port Lincoln, Australi.

Shoferi nuk ishte në dijeni se dikush ndodhej në kosh dhe e futi atë në pjesën e pasme të kamionit.

Dy fëmijë të tjerë, të moshës 11 dhe 12 vjeç, gjithashtu po flinin në kazanin e plehrave, por njëri arriti të shpëtojë ndërsa tjetri mbijetoi me lëndime të lehta.

Kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe për shkakun pse fëmijët ishin duke fjetur në plehra./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 14:08