Vllaznia duket se nuk është më një skuadër favorite për të fituar Superligë, ku tashmë regjistron dy humbje radhazi.
Shkodranët janë mposhtur ndaj Kastriotit me rezultatin 1-0. Në krye të ekipit krutan, Ardian Mema e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën.
Golin e e fitorës e shënoi Zogaj në minutën e 65-të, ku i ka dhënë Kastriotit tre pikë me vlerë.
Nga ana tjetër, Bylisi ka marrë një fitore duke suprizuar Egnatian me rezultatin 0-1 në Rrogozhinë. Shpëtim Duro ka pësuar humbjen e dytë në krye të stolit./albeu.com