Kandidati i dytë për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani: Do të hetoj çdo nivel të korrupsioni dhe krimi i organizuar

Kandidati tjetër për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, prezantoi para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) platformën dhe vizionin e tij për këtë institucion.

Ai tha se nëse zgjidhet kryetari i SPAK-ut, ai do ta drejtojë këtë institucion sipas vizionit të tij, i cili në thelb, siç tha Dumani, është sulmi ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të lidhura

None found

“Nuk kam konflikt interesi me asnjë anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë , ndihem i motivuar për të konkurruar në këtë institucion, pasi nëse më jepet mundësia do të drejtoj një institucion sipas vizionit tim, ku do të hetoj çdo nivel të korrupsioni dhe krimi i organizuar, ku do të rikthehet besimi i qytetarëve tek drejtësia”, tha Dumani.


Shtuar 16.12.2022 11:47