E ftuar ditën e sotme në “E diell” ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mariza Ikonomi.
Gjatë emisionit, Mariza është pyetur nga Nevina për sherrin që ka bërë me prindërit pasi fitoi çmimin e publikut në “Festivalin e Këngës”, me këngën “Telefonatë zemrash”.
“Kur mora çmimin e publikut, ishte rroga ime e parë, për atë kohë mora goxha lekë dhe në familjen time si në çdo familje shqiptare, kemi pasur një lavatriçe të lodhur.
Prindërit donin një lavatriçe të famshme Kandi ndërsa unë një piano. Si përfundim u ble lavatriçja Kandi”, tregoi Mariza.