Piatek larg Milanit

Milani i ofron Çelsit sulmuesin e vet Krishtof Piatek nëse londinezët heqin Oliver Zhirunë.

Mediat italiane shkruajnë se “Blutë” e Londrës mund sigurojnë sulmuesin polak nëse arrijnë t’i japin Interit Zhirunë.

Francezi kërkohet me këmbëngulje nga trajneri i Interit Antonio Konte, i cili kërkon të ketë një sulmues rezervë në rastet kur Lukaku nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Por, Milani nuk pranon ta ofrojë Piatekun me variantin e huazimit duke pranuar vetëm versionin e shitjes së futbollistit për shifrën e 30 milionë €.

Me ardhjen e Ibrahimoviçit, trajneri i Milanit Stefano Pioli preferon dyshen Ibra-Leao duke lënë mënjanë Piatekun.


Shtuar 26.01.2020 18:45