Telefonat modernë kanë sisteme të shumta sigurie, por ato janë të mbrojtura vetëm aq sa i lejoni të jenë. Kjo i referohet përditësimeve të rregullta të Android dhe adresimit të “dobësive të sigurisë” që shfrytëzojnë kriminelët kibernetikë. Një gabim që bëjnë shumë persona ka të bëjë me përditësimet.
Nëse nuk instaloni rregullisht përditësime të reja, atëherë mund të jeni në rrezik serioz. Brian Higgins, një specialist sigurie tha për gazetën britanike The Sun: “Për telefonat Android në mënyrë specifike, duhet të siguroheni që po përdorni versionin më të përditësuar të Google Play Protect.
“Koha më e rrezikshme është midis nisjes së përditësimit dhe momentit kur e instaloni, sepse kriminelët kibernetikë do ta dinë se diçka nuk është në rregull me sistemin dhe do të bëjnë gjithçka që munden për ta keqpërdorur atë”, tha ai. Herë pas here, telefoni juaj Android do të duhet të përditësohet.
Mund t’ju duket se përditësimet nuk janë të rëndësishme, sepse pajisjet funksionojnë pa probleme, por nuk është kështu. Por instalimi i përditësimeve është gjithashtu i rëndësishëm për t’u siguruar që keni rregullimet më të fundit të sigurisë. Përditësimi mund t’ju kursejë shumë telashe.