Ditën e djeshme, 10 maj, në Vlorë u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të një makinë BMw. Nga atentati mbeti i vrarë biznesmeni 40-vjeçar, Bledar Birçaj, ndërsa shoqëruesi i tij me iniciale G.D., që shpëtoi pa u lënduar është punonjës policie. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 30 gëzhoja plumbash.
Lexo edhe: Pamje të frikshme! Si u vra me breshëri plumbash vlonjati nga dy ekzekutorët me maska (VIDEO)
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shoqëruesi i viktimës ka dëshmuar në polici dhe është shprehur se ishin dy persona të maskuar që i zunë pritë dhe menjëherë qëlluan me breshëri kallashnikovi. Ai gjithashtu ka thënë se nuk ishte në dijeni të një konfikti të fundit.
“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, është shprehur ai.
Në lidhje me vrasjen, policia ka shoqëruar më shumë se 15 persona, ndërsa autorët nuk janë kapur ende. Dyshohet se makina e tyre mund të jenë fshehur në ndonjë garazh, pasi nuk ka asnjë gjurmë të saj./albeu.com