Gazetari i njohur italian, njëkohësisht ekspert i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar se Milan do ta aktivizojë klauzolën e blerjes së Fikayo Tomorit.
Tomori u huazua gjatë janarit me mundësi blerje dhe ka shkëlqyer këtë edicion nën urdhrat e Stefano Piolit.
Milan ka të drejtën e blerjes për 28.5 milionë euro dhe duket se do ta aktivizojë këtë mundësi.
“AC Milan ka vëmendjen për të nënshkruar me Fikayo Tomori nga Chelsea duke kompletuar klauzolën e blerjes për 28.5 milionë euro nëse garantohet pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Fikayo do ishte i lumtur të qëndronte”, shkroi ai.
AC Milan are intentioned to sign Fikayo Tomori from Chelsea on a permanent deal triggering the buy clause [around €28.5m] in case of UCL spot guaranteed. Fikayo would be ‘happy’ to stay. ?⚫️ #ACMilan
Chelsea are still working to extend Thiago Silva’s contract soon. ? #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 10, 2021