Një konflikt ka përfunduar me përdorimin e armëve e për pasojë një person ka gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 më lagjen “5 Maji” në Tiranë. Viktima, identiteti i të cilit është Mehmet Qema, 27 vjeç ka ndërruar jetë në spital.
Priten të mësohen më shumë detaje në minutat në vijim.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.