Ish-arbitri shqiptar: Si më kërcënuan me armë te xhami i makinës, 3 Benza më futën me mes, derisa pashë RENEA-n (VIDEO)

Ish-arbitri, Lorenc Jemini, i ftuar në emisionin “Jashtë Loje” në Top News, në një intervistë me moderatoren, Sidorela Gjoni, ka shokuar me një deklaratë të tij. Duket si një film, por është një përjetim i vërtetë i Lorencit.

Në kohën kur ai ishte aktiv, me veprimtaritë dhe ndeshjet sportive, Jemini ka deklaruar se më parë tre makina i kanë ndërprerë rrugën dhe e kanë kërcënuar me armë. I pyetur për ndeshjet më të vështira që ka përjetuar, Jemini shprehet:

“Ka qenë ndeshja Vllaznia-Flamurtari vite më parë. Duke ardhur rrugës na la policia, sa ikëm me makinë, shikoj një makinë para në autostradë që ul shpejtësinë dhe kthehet papritur vjen edhe një makinë tjetër në krahun e majtë e një nga mbrapa . Dy ishin pa targa, kur shikoj një me një armë ‘shot gun’ më vjen tek xhami.

>Benz-i mbyllej nga brenda e nuk hapeshin dyert. Gjeta një hapësirë futem mes dy makinave e dola, por këta na ndiqnin, derisa në një moment u ndesha me Forcat Renea, por unë nuk iu mbaja mend as fytyrat.”

Pasi tregoi gjithë historinë, Jemini jep një mesazh që vetëm sporti nuk duhet të përçojë akte dhune, sepse sporti gjithmonë transmeton buzëqeshje./tch/


Shtuar 10.05.2021 23:04