Spanja dhe pavarësia e Katalonjës

Spanja është një nga 5 shtetet e BE-së që nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës. Ajo refuzon ta pranoj pavarësinë e Kosovës. Spanja nuk e njeh Kosovën për arsye që zakonisht janë cituar nga ata që e kundërshtonin atë: përmendja e sovranitetit dhe integritetit territorial. Por, cili është problemi i Spanjës me Kosovën?  Problemi i Spanjës nuk është me Kosovën, me Katalonjën.  Njohja e Kosovës si një vend i pavarur do të nënkuptoj që edhe Katalonja mund të kërkoj të njëjtën gjë, nëse një shumicë e banorëve të saj e kërkon pavarësinë. Por, Spanjës nuk i leverdis një gjë e tillë, pasi Spanja ka shumë për të humbur nëse Katalonja shkëputet si vend autonom.

Katalonja përbën vetëm 6% të territorit të vendit dhe 16% të popullsisë së Spanjës, por ajo  përbën një të pestën e prodhimit ekonomik, një të katërtën e eksporteve, mbi gjysmën e investimeve të reja fillestare në vitin 2016.

Cila është historia e pavarësisë Katalonjës? Katalonja është një territor i kontestuar në mes të Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Katalonjës në skajin verilindor të Gadishullit Iberik. Statusi i saj kushtetues është subjekt i një mosmarrëveshjeje midis Mbretërisë së Spanjës e cila e sheh atë si një komunitet autonom brenda Spanjës. Katalonja është një nga rajonet më të pasura dhe më produktive të Spanjës dhe ka një histori të veçantë që daton gati 1000 vjet. Gjatë dekadës së fundit janë rritur zërat si dhe thirrjet për pavarësi nga Katalonjasit që besojnë se rajoni i tyre i pasur ka një të drejtë morale, kulturore dhe politike për vetëvendosje dhe autonomi, sepse ka bërë shumë për ekonominë spanjolle dhe nuk ka marrë shumë në këmbim.

Thirrjet për pavarësi u rritën ndërsa Spanja kaloi një krizë të madhe dhe të zgjatur ekonomike. Artur Mas, presidenti i atëhershëm katalanas, kaloi në mbështetjen e pavarësisë në 2011 në një kohë kur politikat e kursimit të partisë së tij po kritikoheshin nga masa e gjerë. Kritikët e kanë akuzuar atë për një manovër cinike për drejtimin e tubimt kundrejt qeverisë qendrore në Madrid. Përplasja financiare e vitit 2008 dhe shkurtimet e shpenzimeve publike spanjolle nxitën pakënaqësinë lokale dhe separatizmin.

Shumë njerëz në rajon u zemëruan gjithashtu edhe nga vendimi i gjykatës kushtetuese spanjolle në 2010 për të anuluar ose ri-interpretuar pjesë të statutit të 2006 për autonominë e Katalonjës, statut i cili do t’i jepte rajonit pavarësi më të madhe.

Pas një referendumi simbolik në nëntor 2014, i jashtëligjshëm nga Spanja, separatistët fituan zgjedhjet rajonale të 2015-s. Udhëheqësit e Katalonisë pro-pavarësisë pastaj vazhduan me një referendum të plotë në 1 Tetor 2017, i cili gjithashtu u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e Spanjës. Organizatorët thanë se 90% e votuesve mbështesnin një ndarje. Por, pjesëmarrja në referendum ishte prej vetëm 43% mes një bojkoti nga unionistët.

Carles Puigdemont – presidenti i atëhershëm katalanas – iku jashtë vendit me disa udhëheqës të tjerë. Shumica që mbeti u arrestuan dhe u akuzuan për tradhti.

Gjykata e Lartë e Spanjës dënoi 9 nga udhëheqësit e Katalonjës të arrestuar në Tetor, duke shkaktuar trazira në Madrid. Ish-nënkryetari Oriol Junqueras u dha një dënim me 13 vjet burg për kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike. Tetë të tjerët marrin dënime midis 12 dhe 9 vitesh. Demonstruesit dolën në rrugë me tërbim dhe janë përplasur vazhdimisht me policinë i njohur si një nga tubimet më të dhunshme që goditi Spanjën në këtë dekadë.

Në një atmosferë delikate për Spanjën shumica separatiste në parlamentin katalanas shpalli pavarësinë më 27 tetor 2017. Duke përdorur kompetencat emergjente të Nenit 155, Madridi shpërndau parlamentin, shkarkoi udhëheqësit e Katalonjës dhe thirri zgjedhje të parakohshme për 21 Dhjetor. Separatistët fituan një shumicë të pakët. Majin pasues pasi Madrid bllokoi disa kandidatë të tjerë, në parlamenti e Katalonjës u betua Quim Torra si presidenti i ri. Ai u zotua të vazhdojë luftën për pavarësi.

Nëse separatistët arrijnë të marrin ndonjëherë, pavarësinë do të ishte e vështirë për Katalonjën të fitonte njohje ndërkombëtarisht. Shtetet e reja kryesisht shkëputen si vend autonome kur grupet etnike kanë qenë viktima të gjenocidit ose abuzimeve të tjera të mëdha të të drejtave të njeriut. Kosova ishte në një krizë të madhe humanitare në Evropë por, shumë vende ende refuzojnë ta njohin atë si një vend të pavarur. Katalonja dhe Kosova nuk kanë gati asgjë të përbashkët. Katalonia e pa vendimin e GJND-së si akt që legalizon edhe pavarësimin e saj, por opinioni i GJND-së thotë që “Deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel Kornizën Kushtetuese të Kosovës,” ndërkohë që Kushtetuta e Spanjës në mënyrë të qartë e ndalon pavarësimin.

 

Përgatiti: Armela Toska

 


Shtuar 10.05.2021 23:11