U godit me grusht, Berisha: Nuk kam prova, por mendoj se Ardi Veliu fshihet pas këtij sulmi

Kreu i PD-së Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, është shprehur se agresori i sulmit është polici kriminale dhe se pas kësaj fshihet kreu i AMP-së, Ardi Veliu.

“Ky është një akt i  përgatitur nga Rama, Bleid Çuçi dhe Ardi Veliu. AI i ka shërbyer policisë kriminale. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman. Është regjistruar ku pohon porosinë. Ndërkohë porosia është e një të pafeu, Edi Ramës. Nuk mendoj që të jetë kush tjetër përveç Ardi Veliut. Nuk kam asnjë provë, po ai është ai që mund të stisë gjithçka. Agresori, mund të jetë mjekuar, por jo shkresë është parafabrikatë për të mashtruar liderët europianë që janë sot këtu. Nuk ka asnjë datë se kur është lëshuar. Ka për klinikën mjekësore dhe për çudinë tuaj, as vula nuk ka datë. Këtu keni një rekord tjetër. Është arrestuar më 2015 sepse iu gjetën 1.9 gram kanabis. Janë tipike veprime që kryhen ndaj agjentëve policisë, për t’I instaluar në rrjete trafikante. Ky thuhet se është nga Tepelena, por banues në Tiranë prej shumë vitesh. Është kontingjent i policisë”, tha Berisha.


Shtuar 6.12.2022 15:27