Po mbahet konferenca për Marrëveshjen Roaming nga e cila qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë reduktim të tarifave të shërbimit roaming me vendet e Bashkimit Europian
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/876000023819437
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se është një hap i rëndësishëm dhe i sigurt.
“Marrëveshja e sotme e integron rajonin tonë më shumë dhe më mirë, atë të qarkullimit të lirë, të mallrave, të ideve dhe ndërveprimeve ekonomike. Nuk do ishim këtu sot pa lokomotivën e këtij procesi që është Komisioni Europian.
Është frut i këtij bashkëpunimi edhe heqja e tarifave Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në korrik të vitit 2021. Janë rritur në gjysmën e dytë të vitit me 96% të gjitha shkëmbimet dhe thirrjet brenda këtyre 6 vendeve. Heqja e këtyre tarifave ka krijuar kushte për investime më të mëdha në infrastrkturën telefonike.
Do të nënvizoja se falë kësaj marrëveshje prej vitit të ardhshëm qytetarët do përjetojnë konkretisht ndryshime të mëdha dhe pozitive. Do zgjerohet aksesi në larmishme me çmime gjithmonë e më të mira të paketave roaming. Ky angazhim do të ndërmerret edhe nga operatorët e tjerë. Do të rritet edhe cilësia e shërbimit”, tha Balluku.