Ditën e sotme policia e kukësit ka ndaluar disa refugjatë, të cilët po tentonin të kalonin kufirin nga dogana e “Morinës” në Kukës.
Gjatë kësaj tentative policia u ka bërë disa herë thirrje që të ndalonin.
Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ku shprehet se policia po fsheh krimin e kryer pasi ne tentativë për të ndaluar refugjatët kanë sulmuar me armë zjarri duke lënë kështu 2 të plagosur të cilët ndodhen te Trauma.
Postimi i Berishës në Facebook:
“Policia hap zjarr mbi refugjatët në Qytetin e Kukësit. Me breshëritë e saj përgjak qytetin. Ajo fsheh krimin e saj! Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni. Policia fsheh krimin e shëmtuar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal shtetëror përdorimin e armëve ndaj refugjatëve të pambrojtur, plagosjen e shtetasit sirian dhe shtetasit shqiptar si një krim i mirëfilltë shtetëror. Dënoj fshehjen e krimit të rëndë nga autoritetet policore përgjegjëse për aktin e shëmtuar. Ju bëj thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës,”-shkruan ë postimin e tij Sali Berisha./albeu.com