EMRI/ I vihet tritol banesës së biznesmenit në Sarandë, detajet e para (VIDEO)

Orët e para të mëngjesit. në Sarandë, një banese i është vënë tritol. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Tritoli i është vënë objektit 3-katësh në pronësi të Lefter Lefterit alias Afez Kulla.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 5.12.2022 07:53