Është mbyllur procesi i numërimit për primaret e PD në Bashkinë e Dibrës por mesa duket kemi një balotazh pasi asnjë nga kandidatët nuk ka marrë 50+1% të votave.
Aktualisht në Dibër Besnik Aliu ka marrë 291 vota, Fadil Begu 268 vota, Margarita Marja 96 vota dhe Ismail Uka 365 vota.
Pas numërimit asnjë nga kandidatët nuk ka mundur të sigurojë shumicën e votave për tu zgjedhur si kandidat zyrtar i PD për bashkinë e Dibrës.
Në këtë mënyrë Bensik Alku dhe Ismail Uka do të shkojnë në balotazh, ku mesa duket fituesi do të zgjidhet në një votim të dytë.