Berisha publikon spotin e protestës së 6 dhjetorit: Kjo është ajo çfarë liderët e BE do të mësojnë për Ramën (VIDEO)

Kryetari i PD Sali Berisha ka publikuar spotin e protestës së 6 dhjetorit, që do të mbahet në orën 12:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Kjo është e vërteta për Edi Ramën që do të mësojnë liderat europianë”, thuhet në spot.

Kujtojmë se protesta e Berishës do të zhvillohet në të njëjtën ditë që liderët e BE-së do të vijnë në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Kujtojmë se Berishës nuk i është dhënë leje nga policia për mbajtjen e protestës, ndërsa kreu demokrat është shprehur se ata do të jenë në shesh për të protestuar dhe për t’i treguar liderëve europianë se kryeministri Rama është kryehajduti më i historisë shqiptare.

 


Shtuar 3.12.2022 22:58