Është publikuar fotoja e shqiptarit 25-vjeçar i cili vrau të dashurën e tij 19-vjeçare në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari është identifikuar si Qamil.T, dhe akuzohet se ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij 19-vjeçare Krisjana B. në zonën e Pireut në Greqi. Viktima Kristjana B. raportohet se është po ashtu me origjinë shqiptare.
Raportohet se krimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur të dy ishin kthyer në shtëpi pas punëve respektive. Pas vrasjes, autori i vrasjes, shqiptari Qamil T. shkoi vetë në polici dhe u dorëzua.
Sipas dëshmisë së shqiptarit, motivi i vrasjes ka qenë xhelozia që ai kishte. Në dëshminë e tij theksohet se fillimisht ka pasur një sherr ndërsa më pas ai e ka qëlluar Krisjanën me dy plumba duke i marrë jetën.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shqiptari ka qenë edhe nën efektin e kokainës kur vrau partneren rumunëve një vit më parë.
Pas vetëdorëzimit të 25-vjeçarit, policia shkoi në banesën e çiftit dhe aty gjeti trupin e pajetë të 19-vjeçares shqiptare. Autori i krimit të rëndë Qamil T. është arrestuar./