Dalja e fundit e Orit në ekran si moderatore: Si deputete, do të bëj maksimumin që është në dorën time

Ori Nebijaj i ka dhënë lamtumirën karrierës në televizon për të vazhduar në politikë, ku do e shohim si deputete të PD-së në Kuvend.

Sot ka qenë pjesa e fundit e emisionit “Përputhen” që Ori ka moderuar dhe ajo është përshëndetur me publikun dhe fansat e saj.

Nebiaj, e cila ka disa vite që është pjesë e Top Channel tha se i është mirënjohëse këtij televizoni që i hapi derën, ndërsa theksoi se tani ka një tjetër sfidë, të cilën e ka pranuar me përgjegjësinë më të madhe.

“Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. I jam mirënjohëse Top Channel sepse për gjashtë vite kam qenë pjesë e tij, pasi Eno Popi më bëri ftesën. Tashmë kam një tjetër sfidë.

E pranova mandatin me përgjegjësinë më të madhe, unë do bëj maksimumin tim, pastaj nëse diçka nuk është në dorën time, nuk kam se çfarë të bëj. Unë me ndërgjegjje të pastër, do të di që kam dhënë më të mirën,”tha Nebijaj.


Shtuar 2.12.2022 21:58

Tags: