Pasi konfirmuan lidhjen, Genta Ismajli dhe i dashuri i saj turk e kanë “pushtuar” Instagramin me fotot krah njëri-tjetrit.
Por në foton e fundit fansat kanë patur pakënaqësi. Genta dhe i dashuri dalin nga ashensori, ku vihet re se ai del i pari dhe ajo mbrapa.
Shkak për kritika është bërë fakti që i dashuri i Gentës shfaqet duke dalë nga ashensori para saj. Ndjekësit komentojnë se ai duhet të kishte lënë Gentën të dilte e para pasi femrave u jepet gjithnjë përparësi.
Pas kritikave Genta ka reaguar me një koment ku shkruan: I pari doli thjesht për të bërë një foto./albeu.com