Kush është policja që iu vu tritoli mesnatën e djeshme në Durrës

Të tjera detaje janë zbardhur nga shpërthimi me tritol që tronditi Durrësin mesnatën e djeshme.

Mësohet se është vënë tritol mjetit tip “Audi” të polices Ornela Buraku.

Pas ngjarjes, policja Buraku ka deklaruar përpara oficerëve se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër.

Pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës. Policia kishte 17 vite në detyrë, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 10 persona, për t’u marrë në pyetje.


Shtuar 26.01.2020 09:24