Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO me anë të një postimi në “Facebook” ka uruar Shqipërinë për ditën e Pavarësisë.
NATO ka zgjedhur një foto të ushtrisë shqiptare dhe flamurin tonë kombëtar për të uruar këtë ditë të shënuar, ndërsa fton i fton të gjithë që të bashkohen për të festuar.
“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë Shqipërinë, në Ditën e tyre të Pavarësisë!” shkruan NATO.
Shqipëria sot feston 110– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.