Vijon zjarri në malet e Mirditës, dëme të mëdha në pyjet e Oroshit

Zjarri i cili pushtoi malet e Mirditës, ditën e djeshme vijon ende sot. Mësohet se përgjatë këtyre 24 orëve flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyjet e Oroshit.

Zjarri ka rënë në malet e Bulshare në Orosh të Mirditës, ndërsa ndërhyrja nga toka është shumë e vështirë.

Deri tani nuk raportohet për rrezik në qendrat e banuara, por terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve.

Ndërkohë në terren ndodhen 5 efektivë zjarrfikës dhe 4 punonjës të Njësisë Administrative dhe një inspektor i pyjeve dhe aktualisht po ndërhyhet me mjete rrethanore.


Shtuar 10.05.2021 11:30