PD: Rama bëri masakër elektorale, por ne do të luftojmë për kthimin e demokracisë në vend

Partia Demokratike në një deklaratë për media ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar autor të masakrës elektorale.

Në deklaratë PD thotë se, do të luftojë fort për kthimin e demokracisë në vend dhe se asnjë diverson nuk do t’i ndalë në këtë betejë.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”./albeu.com


Shtuar 10.05.2021 11:30