Lideri rus takon nënat e ushtarëve: Mos besoni çdo gjë që shihni në internet dhe televizion

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka marrë pjesë në një takim me nënat e ushtarëve rusë të dislokuar në Ukrainë, ndërsa u tha atyre që të mos besojnë gjithçka që shohin në televizion apo lexojnë në internet, duke pretenduar se kishte shumë lajme të rreme që qarkullonin për konfliktin.

Gjatë takimit me nënat e trupave të tij, shefi i Kremlinit tha se edhe udhëheqja ruse ndante dhimbjen e familjeve që kishin humbur të dashurit e tyre në luftë dhe se asgjë nuk mund të zëvendësojë agoninë e humbjes së një pjesëtari të familjes.
Raportohet se nga fillimi i konfliktit qindra mijëra rusë janë dërguar për të luftuar në Ukrainë, duke përfshirë 300,000 rezervistë, ndërsa Rusia zbuloi publikisht humbjet e saj ushtarake më 21 shtator, kur ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se 5,937 trupa ishin vrarë.