Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit, ngriti disa pyetje lidhur me projektin e ndërtimit të portit të Durrësit.
Ajo tha se është e habitshme se si kryeministri Edi Rama nuk jep firmën kurrë në projekte, sikundër ka ndodhur edhe në këtë të portit të Durrësit.
“Ajo që të bën përshtypje është që çuditërisht kryeministri nuk firmos asnjëherë në këto projekte kaq të mëdha dhe fitimprurëse. Pse ka frikë të vendosë firmë në një projekt kaq të madh?Ministrja e Financave tha më parë që njërën nga kompanitë e kemi sekrete dhe s’mund të tregojmë kush fshihet pas. është diçka e rëndë mungesa e transparencës, një ndër to është dhe inceneratorët, ku mungesa e transparencës ka çuar prapa hekurave shumë persona, por çdo ditë thellohet dhe më shumë skandali i saj./albeu.com