Një sulm me armë ka ndodhur në SHBA. Një person i armatosur ka vrarë disa persona në një dyqan të Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, thotë policia.
Raportet thonë se autori i sulmit, një nga menaxherët e dyqanit, hapi zjarr, më pas e ktheu armën ndaj vetes duke u vetëvrarë
Ende nuk ka shumë detaje lidhur me këtë ngjarje, por një oficer policie foli për “rreth 10” të vrarë dhe shumë të plagosur./albeu.com