149 raste të reja me COVID-19 në vend

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 149 raste pozitiv për koronavirus.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

Sakaq numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 14 266 raste pozitive.


Shtuar 4.10.2020 14:06