Reshjet e para të dëborës kanë filluar tashmë në Shqipëri, teksa vendi përballet me pasojat e rënda nga përmbytjet.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Thethi, ku reshjet e borës kanë mbulur rrugën, ndërkohë që autoritetet kanë filluar punë për mbarëvajtjen e qarkullimit.
“Dëbora e parë në Theth, kemi ndërhyrë me borëpastruese për të mbajtur të hapur rrugën”, shkruan Rama krahas videos.
Ditën e djeshme, më 20 nëntor, në vend u shënuan edhe reshjet e para të borës, konkretisht në Qafë Thore.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet, ndërkohë që ARRSH u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve në kohë me shi, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.