4 vendet që duhen pastruar më shpesh në shtëpi gjatë pranverës

E ke dëgjuar këngën e Fifth Harmony, “Work from home? Ka ardhur koha që ato fjalë t’i praktikosh, por me një ndryshim të vogël. Në vend të “punës nga shtëpia” të bësh “punë në shtëpi”.

Ndaj vish tutat dhe një bluzë të vjetër, hape muzikën në maksimum dhe fillojmë. Tani që erdhi pranvera ka disa sende në shtëpi që duhen pastruar më shpesh sesa gjatë dimrit.

Ndaj përvish mëngët:

Dritaret (jo vetëm xhamat)

Dritaret janë një nga katër gjërat që duhen pastruar më shpesh në shtëpi. Ato mbledhin vazhdimish shumë pluhur dhe tani është koha e duhur për t’i pastruar.

Tapetet

Disa mbështetin idenë se tapetet duhet të lahen të paktën dy herë në vit, megjithatë edhe një herë është ok, mjafton të lahen mirë deri në thellësi. Pranvera është stina e duhur për ta bërë.

Frigoriferi dhe dollapët

Janë dy nga vendet që shumë nga ne kanë bezdi të pastrojnë, por duhen pastruar. Zbrazi totalisht dhe pastroji në brendësi. Gjithashtu edhe të gjitha produktet duhen pastruar një nga një para se të vendosen sërish brenda.

Çelësat e dritave dhe dorezat e dyerve

Janë disa nga zonat që prek çdo ditë me dorë, por i pastron shumë rrallë. Ndaj me pak ujë të ngrohtë dhe detergjentë, pastroji.

Sa shpesh duhet t’i pastrosh disa vende të tjera të shtëpisë?

Tapetet: një herë në vit

Perden e dushit: çdo tre muaj

Furrën: çdo muaj

Koshat e plehrave: të paktën një herë në muaj


Shtuar 16.03.2021 12:52