Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deklaroi në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se opozita do të zhvillojë protesta të tjera që do të pasojnë atë të ditës së shtunë.
Boçi theksoi se në protestën e së shtunës pjesëmarrja masive tregoi se vendi ka nevojë për ndryshim, si dhe u dhanë disa mesazhe.
Ndërkohë që deklaroi se protestat do të jenë edhe më të ashpra në vazhdim.
“Nuk përjashtoj që protestat të jenë më të ashpra në vazhdim”, u shpreh Boçi.
Më tej nënkryetari i PD theksoi se opozita dhe qytetarët shqiptarë do të përdorin çdo mjet demokratik për të mbrojtur votën e lirë, e cila është deformuar dhe vjedhur për vite me radhë.