Po lëvizte pa dokumenta, policia ndalon lopën

Policia ka ndaluar një kamionçinë me targa vendase në rrugën Binq të Vitisë të cilën ishte duke e drejtuar nga një kosovar brenda të cilit ishte një lopë pa dokumentacion përkatës.

Në raportin policor thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it të cilët janë marrë me rastin poashtu është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të, i dyshuari me kamionetë dhe gjedhë janë liruar, kurse lënda e rastit i procedohet AUV-it. /Express


Shtuar 14.11.2022 10:07