Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe po ashtu një nga emrat më të njohur dhe të respektuar nga demokratët me anë të një postimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në protestën e opozitës.
Kujtojmë që Berisha që e la jashtë strukturave të PD-së, por kjo nuk e ka penguar atë që të dalë të protestojë në shesh.
Po ashtu Jozefina ka edhe një mesazh të koduar për qytetarët duke u shkruajtur: “Mëkati i heshtjes, kur duhet të protestosh të bën frikacak”.
Postimi:
“Sot, ora 16:00 ne protestojmë.
Mëkati i heshtjes , kur duhet të protestosh, bën njeriun frikacak.”…por shqiptarët kanë dëshmuar të kundërtën.
Kurajoja e tyre eshte virtyti, qe i ik hipokrizisë”, shkruan Topalli./albeu.com