16 tatuazhe me portretin e tij, kjo është fansja më e “çmendur” e reperit (FOTO LAJM)

Plot 16 tatuazhe ka bërë në trup një fanse e reperit me famë botërore, Eminem. Nikki Patterson vendi një rekord të ri me 16 tatuazhet ku ka portrete të reperit amerikan.

35-vjeçarja tani mban rekordin si personi që ka më shumë tatuazhe të të njëjtit muzikant. Ajo ishte 19-vjeçe kur bëri tatuazhin e parë me portretin e këngëtarit.

Patterson ka gjithsej 52 tatuazhe dhe 28 prej tyre janë Eminem. BBC shkruan se Nikki fillimisht tatuazhoi një diell me një fytyrë të qeshur.

Më pas nisi të përjetësojë imazhin e idhullit të saj në trup. “Kam dëgjuar Stan kur isha 14 vjeç dhe nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë më parë,”– tha ajo.

Rekordi zyrtar botëror ishte për 15 portrete dhe Nikki vendosi të shtojë edhe një tatuazh tjetër për reperin.


Shtuar 1.10.2020 07:13